Fenerbahce mund Barcelonën në sekondat e fundit, Hapoel kryeson i vetëm renditjen e Euroleague
27 Dhjetor 2025
9:51
Telesport
Hapoel Tel Aviv rikthehet sërish të udhëheqë i vetëm klasifikimin e Euroleague pas ndeshjeve të raundit të 18-të. Skuadra izraelite fitoi 82-72 në Gjermani ndaj Bayern Munich, duke korrur suksesin e 13-të sezonal.
Humbet në sekondat e fundit ekipi i Barcelonës, që u mund 72-71 nga kampionët në fuqi të Fenerbahce. Një ndeshje me rivalitet mes dy ekipesh pretendente, të dyja në zonën play off të Euroleague.
Valencia Basket fitoi 91-81 derbin spanjoll nga Baskonia Gasteiz dhe ngjitet në vendin e dytë bashkë me Panathinaikos. Ekipi grek fitoi 92.85 në Lituani ndaj Zalgiris. Në zonën play off është edhe Monaco, që mundi 100.95 Real Madrid.
Euroleague-Raundi i 18-të
Dubai Basketball – Armani Milano, 99-92
Fenerbahce – Barcelona, 72-71
Zalgiris Kaunas – Panathinaikos, 85-92
Bayern Munich – Hapoel Tel Aviv, 72-82
Valencia Basket – Baskonia Gasteiz, 91-81
Paris Basketball – Crvena Zvezda, 103-99
Partizan Beograd – Maccabi Tel Aviv, 87-112
Monaco – Real Madrid, 100-95
Virtus Bologna – Olympiacos, 94-97