“Festë futbolli”, tekniku i Shkëndijës: Ndaj Dritës ndeshje historike, pres shumë nga skuadra
Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri dha opinionin e tij para ndeshjes ndaj Dritës në Conference League.
“Përgatitemi si për çdo ndeshje tjetër, duke analizuar dhe respektuar maksimalisht kundërshtarin edhe pse realisht bëhet fjalë për një ndeshje vërtetë historike.
Si për mua ashtu edhe për futbollistët kjo ndeshje paraqet një festë futbolli dhe besoj një spektakël i garantuar si në fushë dhe në tribuna.
Mesazhi im për këtë ndeshje është: ta shijojmë së bashku këtë ndeshje si shqiptar dhe vëllezër të vërtetë, le të fitojë më i miri dhe ai ekip që do ketë më shumë fat sportiv”,-tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb