Festimet për 29 nëntorin/ Qytetarë të shumtë në shesh me…
Ky artikull është përpunuar dhe publikuar nga VloraNews.com. Informacioni më poshtë bazohet në njoftimet zyrtare dhe raportimet e mediave, të përmbledhura dhe strukturuara për lexuesit tanë.
schedule19:11 – 29 Nëntor, 2025
Qytetarë të shumtë nga Tirana dhe rrethet, por edhe nga trevat shqiptare në Ballkan, janë mbledhur për të festuar 29 Nëntorin në qendër të kryeqytetit.
Të veshur me simbole kombëtare, ata kanë pritur nisjen e koncertit të planifikuar nga orët e mbrëmjes deri në mesnatë.
“Në kuadër të festave kombëtare të nëntorit, është oeganizuar nga Bashkia koncerti i madh. Janë me qindra qytetarë që kanë dalë për të festuar me simbolet kombëtare. Tingujt e muzikës nuk kanë munguar, pritet që në minutat në vijim, të nisë zyrtarisht dhe ajo që quhet Nata e Bardhë. Është një natë e gjatë për ata që do të festojnë sonte. Pjesëmarrja është e lartë. Kemi qytetarë të ardhur nga të gjitha trevat shqipfolëse”, raportoi gazetarja Xhoana Çallaku.
29 nëntori i vitit 1944 ka hyrë në histori si dita e Çlirimit të vendit nga pushtuesit gjermanë.
Pas çlirimit të Tiranës më 17 Nëntor 1944, komanda e përgjithshme e Ushtrisë Nacionalçlirimtare në Tiranë, do të njoftonte zyrtarisht dhe çlirimin e Shkodrës, 81 vjet më parë, më 29 nëntor të 1944-ës.
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një ndër ngjarjet më të lavdishme të vendit tonë, jo vetëm pse u çlirua vendi nga okupatori nazifashist, por kjo fitore e radhiti Shqipërinë në krahun e forcave fituese të luftës./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!