“Fiket” sërish Diella, portali E-albania penalizon aktivitetin e dhjetëra bizneseve në fundjavë
Portali qeveritar e-albania ka shfaqur sërish probleme këtë fundjavë duke lënë pa punë dhjetëra biznese që të shtunave punojnë nga shtëpia.
Shteti fizik dhe virtual ikin me pushime, por penalizon bizneset, Diella as punon, as përgjigjet
“Sistemi vazhdon njësoj”, thanë ekonomistët për “Monitor”, duke çuar dhe fotot ku duket qartë që nuk arrijnë të kryejnë shërbime.
“Bëra aplikim për leje qendrimi dhe s’i mori dokumentat, po ashtu dhe për raport leje lindje nuk i mori dokumentet sepse ka probleme E-albania”, thotë Igli Çarçani, economist.
“Po ka disa ditë, që sapo logohesh për self care del tabela kontaktoni administratorin, çka do të thotë që sistemi është copë- copë”, pohon një ekonomiste tjetër. “Sapo hap më vonë ndonjë faturë pasi i ke bërë refreesh disa here prap shfaqet kjo tabelë që s’të lë të punosh.
Ekonomistët sqarojnë se jo vetem self care po dhe e -albania nuk merr dokumentet e aplikimeve.
Sipas bizneseve, kjo situatë e përsëritur, përbën një shqetësim serioz për funksionimin normal të aktivitetit ekonomik dhe marrëdhënien e bizneseve me administratën publike apo e profesionistëve me klientët e tyre.
© BalkanWeb