Finalja e Superkupës së Shqipërisë, rivalitet i madh por pjesa e parë i takon Egnatias (video)
28 Dhjetor 2025
19:50
Telesport
Në “Air Albania” po luhet ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik në Shqipëri, finalja e Superkupës mes Egnatias dhe Dinamos. Rrogozhinasit janë fituesi në fuqi i titullit kampion në Abissnet Superiore, “Blutë” vijnë në këtë finale si fituesit e Kupës së Shqipërisë. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Egnatian.
Rrogozhinasit e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin e avantazhit që në minutën e 9-të me anë të Flamur Ruçit, i cili duke përfituar nga një moskuptim mes tyre i mbrojtësve të Dinamos, mposht Aldo Teqja dhe dërgon topin në rrjetë. SHIHGOLIN
“Blutë” reagojnë direkt dhe i afrohen shumë golit të barazimit në minutën e 11-të, por goditja e Karamba Gassama ndalet nga shtylla. Në minutën e 15-të, Dinamo pretendon për penallti, pasi topi i goditur nga Gassama preket me dorë nga Fernando, por për arbitrin kryesor të finales, Enea Jorgji ishte çdo gjë “ok” dhe loja vijoi normalisht.
Në minutat në vijim, të dyja ekipet patën mundësitë e tyre, por pjesa e parë mbyllet 1-0 për Egnatian.