Fitore shprese për Tiranën, Redon Xhixha protagonist që në ndeshjen e parë pas rikthimit
14 Janar 2026
17:15
Telesport
Pas fitores dhe kualifikimit në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, Tirana e ka nisur me këmbë të mbarë vitin 2026 edhe në Abissnet Superiore. Bardheblutë kanë fituar 0-1 në transfertën ndaj Bylis, e luajtur në stadiumin “Adush Muça”.
Momenti vebdimtar i ndeshjes ndodhi në minutën e 60-të, ku i sapo rikthyeri te bardheblutë Redon Xhixha bëhet direkt protagonist në ndeshjen e parë dhe fiton një penallti, pas pengimit në zonë nga portieri i Bylis.
Rafael tregohet i saktë nga pika e bardhë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Tirana fiton 0-1 dhe merr një fitore shprese në garën për të mbijetuar në Superiore. Bardheblutë mbeten ende në fund me 13 pikë, Flamurtari në vend të 9-të me 15 pikë, ndërsa Bylis në vendin e 8-të me 18 pikë.