Fjalet te protesta, kokën te Kushtetuesja/ Protesta e Berishës kundër Kushtetueses, prej frikës nga SPAK
Sali Berisha thotë që do bëjë protestë kundër qeverisë, por të hënën më shumë do thërrase njerëz që t’i bëjë presion Gjykatës Kushtetuese.
Në mes të një debati të forte politik dhe institucional, për ndarjen e pushteteve, kreu i PD më në fund bëhet me SPAK, kundër Gjykatës Kushtetuese.
Kërcënimi i Berishës, ndonëse është modest për shkak se protestat e tij janë bërë objekt memesh dhe humori, tregon për herë të parë sesi megjithëse në opozitë, ai kurrë nuk e ka shkëputur vëmendjen nga drejtësia, të cilës megjithëse i bën presion çdo ditë, vazhdon t’i ndruhet shumë.
“Keqpërdorin në shkallë ekstreme Gjykatën Kushtetuese për të bllokuar drejtësinë. Bllokimi i drejtësisë është vepër e ngjashme me grushtin e shtetit.
Dhe Edi Ramës do i përgjigjemi si puçist po qe se bllokon drejtësinë. Forcat politike të opozitës, të mbledhura sot, vendosën të mobilizojnë të gjithë potencialet e tyre në një betejë vendimtare, në revolta vendimtare për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që i ka rënë Shqipërisë mbi krye.
Jemi forcë politike paqësore. Ne diktaturën më të dhunshme të kohërave e kemi përmbysur në mënyrë paqësore. Nuk heqim dorë ne nga parimet tona. Ka revolta paqësore të cilat kanë oshilacionet e tyre dhe grevat, nuk thashë se do hyjnë në grevë deputetët. Jo. Por janë të gjitha opsionet të hapura.
të gjitha pa përjashtim, në një bashkëpunim kriminal të AKSHI-t, që është database i të gjithë të dhënave, janë disponuar nga Ergys Agasi, Fatmir Troplini, Elvis Doçi, Suel Çela, kartelet shqiptare të drogës në Amerikën Latine. Pa përjashtim, të gjitha të dhënat janë eksportuar nga të gjithë sistemet e IT në Shqipëri, nga famëziu Ermal Beqiri, Ergys Agasi, Mirlinda Kaçanaj. Kjo përbën ngjarjen më të rëndë në rrafshin e sigurisë kombëtare.”– tha Berisha.