Flakadanë, përplasje fizike dhe kaos në Kuvend, Braçe ironi me opozitën: Më në fund e morën pushtetin!
Deputeti i Partisë Demokratike Erjon Braçe ka bërë disa postim në rrjetet sociale, ku ka ironizuar atë që ka ndodhur në Kuvend, ku opozita ka shkaktuar kaos dhe tensione.
Krahas videove, Braçe shkruan: Ky është shembulli se si vritet tjetri për pak pushtet më shumë!. Referuar momentit kur deputetët e opozitës rrëzuan karrigen e zëvendës kryeministres Belinda Balluku, ku në përplasje me Gardën, duket se Saimir Korreshi është në vështirësi.
Në një video tjetër, Braçe shkruan: Më në fuuuund e morën pushtetin!
© BalkanWeb