“Flamuri, Lulzim Basha i radhës në PD që pranon të përdoret”, Kulluri për përplasjet Salianji-Noka: PD në kaos, duhet të “shkrihet”
Edvin Kulluri ka deklaruar se Partia Demokratike është tashmë në një kaos total dhe në PD nuk ka më garë dhe demokraci.
I ftuar në NeWs24 ai u shpreh se Flamur Noka është Lulzim Basha i radhës në PD që pranon të përdoret, duke komentuar edhe foltoren e Ervin Salianjit dhe përplasjet e tij me Nokën në mbledhjen e Kryesisë.
“Kaos total ku të gjithë janë brenda të gjithëve. Aty nuk ka më principe që t’i mbajnë të gjithë polet bashkë, ka njerëz aty që rrinë vetëm për një vend pune.
Në PD është përthyer interesi publik në interesin privat. Ky është deficiti i madh politik që ka PD. Është një enë qelqi që është thyer dhe nuk ngjiten më të zbukurojnë shtëpinë. Copat duheshin shkrirë që të krijonin diçka të re. Flamur Noka është Lulzim Basha i radhës në PD që pranon të përdoret.
Kush thotë që në PD ka garë dhe demokraci gënjen. Nuk na gënjen më dot Noka me Berishën”, u shpreh ai.
© BalkanWeb