Flamurtari i pandalshëm mposht Vllazninë dhe shkëputet 6 pikë, Tirana fiton derbin me Studentin
7 Shkurt 2026
17:38
Telesport
Flamurtari në basketboll për femra fitoi 76-46 ndaj Vllaznisë në basketboll për femra, duke u shkëputur në 6 pikë renditjen e Superligës pas ndeshjeve të javës së 13-të. Në takimin e luajtur në Vlorë, skuadra vendase e komandoi ndeshjen dhe meritoi fitoren. Brisker dhe Gedeon realizuan nga 20 pikë secila për Flamurtarin.
Në “Fahrie Hoti“, skuadra e Tiranës mposhti 75-66 Studentin në derbin kryeqytetas. Një ndeshje me rivalitet vetëm në periodën e parë, pasi me tej bardheblutë u shkëputën dhe administruan avantazhin. Baughman me 17 pikë u dallua për Tiranën, ndërsa 20 pikët e Pëllumbi për Studentin mbetën për statistikë.
Superliga-Meshkuj, java e 13-të
Flamurtari – Vllaznia, 76-46
Tirana – Studenti, 75-66
Partizani (pushim)
Renditja: Flamurtari 24 pikë, Tirana 18 pikë, Partizani 17 pikë, Studenti 13 pikë, Vllaznia 12 pikë.