Flamurtari i pathyeshëm mposht sërish Partizanin, Vllaznia fiton sfidën me Studentin
6 Dhjetor 2025
16:19
Telesport
Janë luajtur ndeshjet e javës së 8-të të Superligës në basketboll për femra. Flamurtari kampion vijon të dominojë renditjen, duke qëndruar i pamposhtur.
Në Vlorë, skuadra vendase fitoi 95-75 ndaj Partizanit, një ndeshje që nisi e ekuilibruar, por shpejt vlonjatet morën frenat e lojës në dorë.
Flamurtari shkëputet 46-35 në përfundim të pjesës së parë, diferencë që menaxhohet e thellohet në vijim. Tri lojtare të Flamurtarit realizuan mbi 20 pikë: Henderson 27 pikë, Brisker 23 pikë e Harvey 22 pikë.
Në Shkodër, ekipi i Vllaznisë fitoi 65-49 ndaj Studentit, duke korrur suksesin e parë sezonal. Shkodranet e thelluan gradualisht diferencën, nga perioda në periodë.
Rreshpja me 30 pikë e 12 rebound u dallua për Vllazninë, ndërsa për skuadrën kryeqytetase mungoi lojtarja-lider.
Superliga-Femra, Java e 8-të
Flamurtari – Partizani, 95-75
Vllaznia – Studenti, 65-49
Tirana (pushim)
Renditja: Flamurtari 14 pikë, Partizani 13 pikë, Tirana 9 pikë, Studenti 8 pikë, Vllaznia 7 pikë.