Flick nuk “ia mban ison” Real Madridit: Nuk flas për arbitrat, mënyra ime është ndryshe
16 Dhjetor 2025
10:09
Alfred Lleshi
Trajneri i Barcelonës, Hans-Dieter Flick, ka reaguar ndaj polemikave dhe komenteve të fundit të Real Madridit lidhur me veprimet e gjyqtarëve. Gjermani theksoi se preferon të ruajë stilin e tij dhe të fokusohet tek përgjegjësitë e ekipit që drejton: “E dimë që gjyqtarët janë pjesë e rëndësishme e lojës dhe nuk mund të bëjmë pa to. Të gjithë bëjnë gabime. Duhet të përqendrohemi te vetja dhe të shohim çfarë mund të përmirësojmë. Nuk dua të flas për të tjerët”.
Flick shtoi rëndësinë e mosngritjes së presionit të panevojshëm mbi gjyqtarët, veçanërisht në një moment tensioni të lartë në krye të klasifikimit: “Duhet të ndërtojmë ekipin më të mirë të mundshëm dhe është e padrejtë të shtojmë presionin mbi gjyqtarët. Kjo nuk është mënyra ime e të vepruarit”.
Aktualisht, Barcelona kryeson La Liga-n, ndërsa Real Madridi ndodhet në vendin e dytë.