FOTO/ Ankimi i Shoqatës së Gjyqtarëve, nis rimodelimi i hyrjes në godinën e GJKKO dhe SPAK
Pas ankimimit të Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me çështjet e sigurisë në gjykata, ka nisur rimodelimi i hyrjes dhe i sistemeve të sigurisë në ambientet e SPAK dhe GJKKO.
Ndërhyrjet kanë për qëllim përmirësimin e kontrollit të hyrjeve dhe të mjeteve të sigurisë për të garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, stafeve dhe qytetarëve që vizitojnë gjykatën.
Ky proces vjen pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqata e Gjyqtarëve, e cila kishte apeluar për kushte më të sigurta pune, duke kërkuar rritje të parametrave të mbrojtjes në institucione.
© BalkanWeb