FOTO/ Atmosfera e veçantë në Prizren për 28 Nëntorin, kamerierët me plis në kokë mirëpresin klientët
Në 28 Nëntor shqiptarët në të gjitha trevat kanë festuar Ditën e Pavarësisë. Edhe Prizreni është veshur kuqezi.
Në ambiente të ndryshme të lokaleve apo restoranteve, nuk ka munguar atmosfera dhe simbolet kombëtare. Në një lokal në Prizren sot po shërbehet me një simbolikë të veçantë. Kamerierët mbajnë në kokë plisin e bardhë me shqiponjën dykrenare një gjest që tregon krenari, që u uron klientëve 113-vjetorin e Pavarësisë së mbare kombit shqiptar, ashtu siç e cilësojnë shqiptarët e të gjitha trojeve tona.
Mes aromës së kafesë dhe festës që ndizet nëpër rrugët e gurta të Prizrenit, ky detaj i vogël bëhet një përshëndetje e madhe për Ditën e Flamurit. Gëzuar festa e 28 Nëntorit Festa e Flamurit, e lirisë dhe e unitetit shqiptar.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb