FOTOLAJM/ Ish-deputeti i PS, Vladimir Kosta i bashkohet protestës së Lapajt kundër Ramës
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta është parë sot mes protestuesve të “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë. Aktivistë të lëvizjes i janë bashkuar tubimit të thirrur nga Adriatik Lapaj kundër kryeministrit Edi Rama.
Në mesin e simpatizantëve spikati edhe ish-deputeti socialist.
Kujtojmë që dy ditë më parë, Kosta akuzoi Edi Ramën duke e quajtur kryeministër që prish, dhunon dhe minon pasurinë e shqiptarëve.
“…Pa pikën e turpit kërkon investitorë të huaj…! Si të zë vendi…”, shkruan Kosta.
Gjithashtu, ish-deputeti publikoi edhe pamjen e shembjes së tre vilave në pronësi të tij, në periferi të Tiranës, të cilat autoritetet i konsideruan ndërtime pa leje.
© BalkanWeb