FOTOLAJM/ Përmbytjet shkaktojnë dëme në Kosovë, uji vërshon në rrugë dhe biznese
Reshjet e pandërprera të shiut që nga mesnata kanë shkaktuar dëme të mëdha në disa komuna të Kosovës, përfshirë në Malishevë dhe Drenas. Në këto komuna dhe në Rahovec, për shkak të vërshimeve ka pasur ndërprerje të rrymës, teksa autoritetet kanë njoftuar se kanë evakuuar banorë nga zonat e rrezikuara. Në këtë fotogaleri ju sjellim pamje nga Malisheva dhe Drenasi që shfaqin dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut.
1Një veturë e bllokuar në ujë në Komunën e Malishevës më 6 janar pas reshjeve të shiut.
2Një rrugë e vërshuar pas reshjeve të shiut në Komunën e Malishevës.
3Si pasojë e vërshimeve, Komuna e Malishevës u përball edhe me ndërprerje të rrymës.
4Një kënd lojërash në Komoran pas reshjeve të shiut.
5Kështu duket një rrugë në Komoran pas vërshimeve.
6Autoritetet lokale në Drenas kanë thënë se shumë segmente rrugore janë vërshuar më 6 janar, duke apeluar qytetarët që të zgjedhin rrugë alternative.
7Autoritetet thanë se në Komunën e Malishevës kanë evakuuar qytetarë nga zonat e rrezikuara nga vërshimet.
8Rrugë e vërshuar në Komunën e Malishevës, ku shihen edhe disa shtëpi.
9Një kamion shihet në një nënkalim në Malishevë.
10Një rrugë e vërshuar në Komunën e Malishevës.
11Një qytetar pastron ujin që ka hyrë në një dyqan në Malishevë.
12Për shkak të vërshimeve, autoritetet në Malishevë njoftuan se do të shtynin nisjen e gjysmëvjetorit të dytë shkollor.
13Dy persona duke ngjitur disa shkallë, teksa prapa tyre shihet niveli i lartë i ujit që është grumbulluar pas vërshimeve.
14Ujë i ngrumbulluar në një segment rrugor në Komunën e Malishevës.
15Një qytetar tenton të pastrojë një rrugë të vërshuar në Malishevë.
16Rruga në këtë lagje në Komunë të Malishevës është vërshuar krejtësisht.
17Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës tha se reshjet e pandërprera të shiut gjatë disa ditëve në vende si Gjakova, Juniku, Deçani, Malisheva, Rahoveci dhe Klina kanë bërë që lumenjtë dhe përrenjtë të dalin nga shtretërit e tyre.
18Rrugë krejtësisht e vërshuar në Komunën e Malishevës.
19Kosova është përballur me përmbytje vitet e fundit, të cilat kanë shkaktuar kryesisht dëme materiale
/REL
© BalkanWeb