FOTOT/ Këta janë 3 të rinjtë që humbën jetën në aksidentin e rëndë në Gjirokastër, të premten u jepet lamtumira e fundit
Martin Dulaj, Anxhelo Ruçi dhe Klejdi Myftari, janë 3 të rinjtë që humbën jetën në orët e para të vitit të ri 2026, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass. Dy automjetet u përplasën fort me njëra-tjetrën, duke shkaktuar një bilanc tragjik.
Fotot e viktimave janë publikuar në rrjetet sociale ku lajmërohet dhe ceremonia e varrimit që do të kryhet të premten, konkretisht Martin Dulaj në varezat e fshatit Veliqot ora 11.00, Anxhelo Ruçi në varezat e Majkoshit ora 11.00 dhe Klajdi Myftari në varrzat e Majkoshit ora 12.00.
Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 03:18 të datës 1 janar ku automjeti me drejtues shtetasin Martin Dulaj, 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi Klejdi Myftari, 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja Arsida Demiri, 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
© BalkanWeb