Francezi ishte “fajtor” që Inter e humbi derbin e Madoninës/ Portieri milanist ka ndalur penallti nga yje si Salah, Kvaratskelia
Sondazh
Loading …
schedule15:45 – 29 Nëntor, 2025
Ajo që bëri javën e kaluar e ngjiti në piedestal.
Majk Menja është padyshim njëri nga portierët më të kërkuar në botë dhe mediat italiane shkruajnë se Milani e ka shumë të vështirë ta mbajë, pavarësisht dëshirave të trajnerit Masimiliano Alegri dhe drejtorit sportiv Igli Tare.
Penalltia e pritur përballë Hakan Çalhanoglusë në derbin ndaj Interit ishte një tjetër provë e reflekseve të tij të shkëlqyera, edhe kur vjen puna tek momenti më I vështirë për një gardian, ai I gjuajtjes nga pika e bardhë.
Menja natyrisht vlen më shumë se kaq, dhe kundër zikaltërve e provoi veten përsëri, veçse statistikat e tij tek 11-metërshat janë vërtet të mrekullueshme.
Numri 1 francez ka pritur 15 gjuajtje nga 65 gjithsej, që do të thotë plot 23 për qind.
Aspak gjë e vogël, dhe shumë portierë të shquar nuk mund t’i afrohen.
Menja ka ndalur yje si Paulo Dibalën, Moise Keanin, dhe Domeniko Berardin, ndërsa ka luajtur në Serinë A, ka pritur 11-metërshat e Kviça Kvarackelias dhe Mohamed Salahut në Champions, si dhe të një Radamel Falkaoje kur ka qenë në ligën franceze.
Me kombëtaren e Francës, mbahen mend pritjet përballë kroatit Andrejt Kramariç, në fitoren 2-0 ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, si dhe gjuajtjen e Memfis Depait, ndërsa “gjelat” mundën Holandën 4-0 në Paris në eliminatoret e Kampionatit Europian.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!
Të ngjashme