FSHF merr pjesë në Forumin Rajonal të Sigurisë në Slloveni, organizuar nga UEFA
13 Dhjetor 2025
17:32
Telesport
UEFA organizoi Forumin Rajonal të Sigurisë në Ljubljana, Slloveni, ku morën pjesë përfaqësues nga federatat e futbollit të vendeve të Ballkanit, drejtues policie, oficerë sigurie dhe ekspertë të UEFA-s.
FSHF u përfaqësua nga Marjus Sulejmani, Drejtor i Departamentit të Garave, dhe Armando Mandro nga Departamenti i Sigurisë. Në aktivitet morën pjesë edhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, Agron Çeli, Drejtor i Rendit Publik, dhe Edmond Meshini, Shef i Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Diskutimet u fokusuan te incidentet në ndeshjet e futbollit në rajon, parandalimi i mjeteve piroteknike, vlerësimi dhe menaxhimi i riskut, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes federatave, klubeve dhe policisë. Ekspertët e UEFA-s prezantuan praktika të mira dhe metoda të reja organizimi, përfshirë përdorimin e inteligjencës artificiale në vendimmarrje.
Njohuritë e marra do të përdoren për planifikimin dhe zbatimin e masave të sigurisë në ndeshjet vendase dhe ndërkombëtare, duke siguruar një ambient më të sigurt dhe mikpritës për tifozët.