“Fytyra e shëndetësisë, Onkologjiiku!”, Noka: Ky është buxheti i narkosit, qytetarët do të marrin “Noc rrokun”
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka reaguar ashpër ndaj projektbuxhetit të vitit 2026, duke e cilësuar atë si një akt të rëndë ekonomik që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë dhe shkel çdo parim të drejtësisë sociale.
Sipas Nokës, ky buxhet nuk ka për qëllim të rrisë të ardhurat e qytetarëve, por shërben për të ushqyer pushtetin e njerëzve të lidhur me krimin dhe korrupsionin, duke përdorur shtetin si një kasafortë për pasuritë e tyre. Ai thekson se qeveria aktuale nuk mendon për qytetarët, pensionistët apo agroturizmin, por vetëm për interesat e pushtetarëve dhe mënyrën se si të mbajnë të plotë “tepsinë” me paratë e qytetarëve. Buxheti i prezantuar sot sipas Nokës është fytyra e korrupsionit të 13 viteve të fundit dhe përfaqëson një plan financiar që shërben për vjedhje, drogë dhe përfitime të pakta për pushtetarët.
Ai e kritikon qeverinë që përpiqet ta shesë këtë buxhet si historik, ndërsa në fakt është një akt i padrejtësisë dhe keqmenaxhimit financiar ndaj shqiptarëve. “Se çfarë buxheti po miratoni sot, nuk kishit nevojë që ta dëgjonit deri në fund; mjafton që ta dëgjonit përrallat e kryeministrit. Këto janë akte të rënda ekonomike mbi shpatullat e qytetarëve shqiptarë, të padrejtësisë sociale. Janë akte të kamufluara. Ky buxhet nuk është vetëm për ju, të dashur qytetarë, nuk prodhon të ardhura, por është për narkosin. Janë një plan financiar që ushqen pushtetin e inkriminuar, akte që shërbejnë për të përdorur shtetin si kasafortë të tyre dhe të taksave të shqiptarëve.
Nuk kemi një qeveri që mendon për qytetarët, për pensionistët, për agroturizmin, por një grusht pushtetarësh që mendojnë vetëm një gjë: si të mbajnë tepsinë plot me paratë e qytetarëve. Paketa fiskale që u paraqit sot është fytyra e padrejtësisë së 13 viteve pushtet. Është fytyra e korrupsionit. Ky është buxheti i vjedhjes, i drogës dhe i llokmave të babëzisë së pushtetarëve. Qeveria e narkos deri diku po ia paraqet si historike këtë buxhet qytetarëve.
Me këtë buxhet merr “Noc rrokun”. Në narkoshtet shpërblehet hajduti dhe ndëshkohet i ndershmi. Fytyra e shëndetësisë, Onkologjiku.”, tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb