Gara për bashkinë e Tiranës, deputetja e PD: Kam nostalgji për atë vend, por beteja i përket të shkuarës! E tepërt ti futesha një tjetre këtë vit
Një nga emrat më të përfolur në kampin opozitar, si kandidate potenciale për të fituar Tiranën në zgjedhjet e pjesshme lokale, të anuluara tashmë, shpjegoi arsyet e refuzimit të këtij propozimi gjatë intervistës në “Kjo Javë’.
E pyetur nga moderatorja Nisida Tufa, Tabaku tha se bashkia e Tiranës është vendi ku ajo ka mësuar më së shumti por dhe ku ka zhvilluar beteja, por tashmë ajo i përket të shkuarës.
“E kujtoj me nostalgji bashkinë e Tiranës, por është vendi që ka një natyrë tjetër pune, përballje. Për mua është në të shkuarën, i kam marrë maksimumin asaj eksperience. Kënaqësia e momentit lidhej me faktin që njerëzit mendonin se unë mund ta fitoja. Për mua nuk ka kënaqësi më të madhe sesa mendimi i anëtarëve të PD, qytetarët që unë mund ta bëja. Por për mua këtë vit ishte mjaft.
Jorida Tabaku: Për rrugëtimin që unë kam patur gjatë këtij viti,mendoj se i kisha bërë disa beteja, mendoj se do i ekzagjeronte dhe luftën dhe angazhimin tim.
Bashkia e Tiranës nuk të gënjej dot dhe nuk të them dot se nuk më pëlqente, është vendi ku kam mësuar më shumë dhe politika aty njihet më mirë se në çdo vend tjetër. E kujtoj me nostalgji atë. Por është vendi që ka një natyrë tjetër pune, përballje. Për mua është në të shkuarën, i kam marrë maksimumin asaj eksperience. Kënaqësia e momentit lidhej me faktin që njerëzit mendonin se unë mund ta fitoja. Për mua nuk ka kënaqësi më të madhe sesa mendimi i anëtarëve të PD, qytetarët që unë mund ta bëja. Por për mua këtë vit ishte mjaft.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
