Gara për kreun e SPAK/ Klodian Braho fitoi përballë 3 kandidatëve të tjerë, ja si votuan anëtarët e KLP
Me 7 vota të anëtarëve të KLP, Klodian Braho u zgjodh në krye të SPAK, duke lënë pas me diferencë 3 kandidatët e tjerë.
Por si votuan anëtarët e KLP?
Klodian Braho mori votat e anëtarëve të KLP si Moisi Duda, Olger Eminaj, Mirela Bogdani, Ledina Riza, Erind Gërmenji dhe Arta Mandro.
Adnan Xholi u votua nga Sokol Stojani, Erind Mërkuri dhe Vatë Stakaj.
Kandidati tjetër Elvin Gokaj u votua vetëm nga Erion Fejzulla. Kandidatja tjetër Doloreza Musabelliu nuk u votua nga asnjë prej anëtarët e KLP.
Votimi
Anëtarët e KLP – Kandidatët
Sokol Stojani votoi Adnan Xholin
Moisi Duda votoi Klodian Brahon
Olger Eminaj votoi Klodian Brahon
Erind Mërkuri votoi Adnan Xholin
Mirela Bogdani votoi Klodian Braho
Vatë Staka votoi Adnan Xholin
Ledina Riza votoi Klodian Brahon
Erind Gërmenji votoi Klodian Brahon
Zeqir Hoda votoi Klodian Brahon
Arta Mandro votoi Klodian Brahon
Erion Fejzulla votoi Elvin Gokajn
© BalkanWeb