Gara për kreun e SPAK/ Xholi: Do jem promotor i mbrojtjes së pavarësisë së prokurorëve, presionet na fuqizojnë më tepër
schedule10:26 – 11 Dhjetor, 2025
“Do jem promotor i mbrojtjes së pavarësisë së prokurorëve. Promotor i sulmeve të padrejta që u janë bërë dhe po u bëhen nga mëngjesi deri në darkë, prokurorëve gjatë punës dhe për shkak të punës. Presione ka patur dhe ka për gjithsecilin.
Çdo magjistrat nuk ka asgjë personale me askënd, thjesht zbaton ligjin dhe kushtetutën, është i ngarkuar për të qenë në atë pozicion pune. Nuk ndikohemi nga askush, por thjesht na bën më të fortë, pavarësisht se struktura të caktuar, grupe kriminale apo pjesë e segmenteve të caktuara politike mund të duket sikur të ushtrojnë presion, e kanë të pamundur që t’ia arrijnë qëllimit.
E njëjta gjë është si për pjesën politike, ashtu dhe për grupet kriminale. Nuk munden dot që të depërtojnë apo të ndikojnë në vendimmarrjet e Prokurorisë së Posaçme, thjesht na fuqizon më tepër”, tha ai.