Gimenez operohet në gju, jashtë fushave të paktën dy muaj. Ja komunikata e Milanit
19 Dhjetor 2025
13:12
Alfred Lleshi
Milani i thotë lamtumirë Superkupës së Italisë dhe fokusohet te ndeshja e radhës në kampionat, në “San Siro” kundër Veronës. Ndërkohë, nga infermieria kuqezi vijnë lajme për sulmuesin meksikan Santiago Gimenez.
Sipas komunikatës zyrtare të klubit, qendërsulmuesi është operuar në Amsterdam dhe ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme. Bëhet fjalë për një pastrim artroskopik të kyçit të djathtë të këmbës. Gimenez do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën dy muaj dhe më pas do të nisë përgatitjen për rikthim, me objektiv pranverën e vitit 2026.
Komunikata e Milanit thotë: “Santiago Gimenez iu nënshtrua dje, të enjten e 18 dhjetorit, në Amsterdam, një ndërhyrjeje pastrimi artroskopik të kyçit të djathtë. Operacioni, i kryer nga prof. Gino Kerkhoffs, në prani të stafit mjekësor të Milanit, përfundoi me sukses të plotë. Pas javës së parashikuar të rikuperimit, Santiago do të kthehet në Itali për të vazhduar programin e rehabilitimit”.
Gimenez, ndeshjen e fundit me fanellën kuqezi e ka luajtur më 28 tetor kundër Atalantës. Tani Milani do të duhet të reflektojë edhe për merkaton dimërore, me Fullkrug që po afrohet gjithnjë e më shumë.