Gjithçka e konfirmuar, ky do të jetë largimi i parë nga Real Madrid në fund të këtij sezoni
1 Shkurt 2026
21:45
Telesport
Tashmë nuk ka vend për dyshime. Dani Carvajal po luan sezonin e tij të fundit me Real Madridin. Mbrojtësi spanjoll do të largohet pas plot 13 sezonesh rresht te “Los Blancos”, aty ku fitoi çdo trofe të mundshëm dhe mbajti edhe shirtin e kapitenit.
Me kontratën që i mbaron në qershor të vitit 2026, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mos rinovojnë me mbrojtësin e djathtë, duke e bërë kështu të pashmangshëm largimin e tij në fund të sezonit.
Për shkak të dëmtimeve të vazhdueshme në dy sezonet e fundit, Carvajal ka humbur rolin e titullarit dhe rëndësinë që ka pasur te Real Madrid. Edhe pse është ende herët, e ardhmja e spanjollit do të jetë në ligën saudite ose në MLS, pasi siç është shprehur edhe vetë lojtari, e ka të vështirë të veshë një fanellë tjetër në Europë, përveç asaj të Real Madridit.
Përveç Carvajal, në verë pritet të ketë edhe largime të tjera nga Real Madrid, si David Alaba, Ferland Mendy, Antonio Rudiger, Dani Ceballos, Ibrahim Diaz etj.