GJKKO pezulloi Ballukun/ Anulohet mbledhja e Qeverisë e planifikuar për të premten
Pas vendimit të GJKKO-së që pezulloi nga detyra zv/kryeministren Belinda Balluku, nga Kryeministria u njoftua një mbledhje Qeverie të premten në ora 09:00. Të mërkurën nuk u zhvillua mbledhja e përjavshme për shkak të punimeve të Kuvendit, ku u diskutua projektbuxheti i vitit të ardhshëm.
Kjo mbledhje, të premten, e konsideruar urgjente vinte një ditë pas masave të GJKKO për Ballukun dhe vartësit e saj, Gentjan Gjyli e Erald Elezi. Për dy të fundit Gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ndërsa Balluku pezullohet nga detyra si dhe i ndalohet dalja jashtë vendit. Mbi ta rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tendera.
Qëllimi i kësaj mbledhje nuk u bë i ditur.
Por më pas, Kryeministria njoftoi se mbledhja e kabinetit qeveritar nuk do të zhvillohet.
Në orën 9:30 zhvillon punimet te Pallati i Brigadave Samiti Growth Plan “Our pathway to EU”, ku liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, do të ndajnë diskutime për planin e rritjes, integrimin ekonomik dhe transformimin e rajonit drejt Tregut të Bashkimit Europian.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb