GJKKO vendosi dy masa sigurie për zv/kryeministren Balluku/ Meçe: ‘Republika e prokurorëve’ ka dalë jashtë kontrollit, demokracia në rrezik
schedule21:01 – 20 Nëntor, 2025
TIRANË- Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme lëshoi dy masa sigurie, për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”, lidhur me hetimin që po kryhet nga Prokuroria e Posaçme për tenderin për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë.
Analisti Arben Meçe, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se me veprimet e fundit të Prokurorisë sistemi i demokracisë është vënë në rrezik. Sipas tij, “Republika e Prokurorëve” ka dalë mbi sistemin dhe askush nuk i kontrollon dot.
“Sistemi i demokracisë është në rrezik sot. Sot përfundimisht, republika e prokurorëve ka dalë mbi sistemin, ka vënë nën kontroll sistemi dhe praktikisht ne tashmë nuk jemi në një sistem që ndërtohet në mënyrë demokratike. Nuk kam të bëjë fare me penalitete ndaj Ballukut, që unë e kam lexuar dosjen dhe kam bindjen e plotë se në atë dosje nuk ka asgjë për Ballukun, po tha them.
Që të arrijë një prokuror, kushdo qoftë ai, të anashkalojë në mënyrën më të ndershme të mundshme institucionin që është parlamenti dhe të përdorë makinacione për të shmangur ballafaqimin në parlament po prodhon precedent, unë kam insistuar dhe për Veliajn, nuk duhet lejohen prokurorët, të cilët duke përdorur një mekanizëm ligjor, që ka problem ai mekanizëm ligjor të përjashtojnë nga politika individë pa kaluar në filtra.
Mos të harrojmë se gjykata Kushtetuese e rrëzojë këtë praktikë dhe tani arrin absurditeti më i madh kur një prokurë kërkon pezullimin e zv.kryeminisrres, që është institucion, që nuk ka të bëjë kryesisht me të drejta personale si e trajtojnë ata, që i trajton ligji.”, tha ai.
Ai theksoi se posti i zv.kryeministrit është institucion, i cili buron nga Parlamenti dhe SPAK nuk mundet kurrsesi t’i shmanget atij.
Gjatë diskutimit në studio, Meçe theksoi se ka parë dosjen ndaj Belinda Ballukut, e cila sipas tij nuk ka asgjë që e implikon atë, nga dyshimet dhe pretendimet që ngre organi i akuzës.
“Posti i zv.kryeministrit është institucion, i cili rrjedh nga parlamenti dhe në këtë plan unë e di se zbatohet ligji në këtë rast, por di një gjë që më ka shqetësuar mua sot, pushteti i prokurorëve është totalisht i pakontrolluar, Sot me të drejtë unë them: çfarë ka ajo dosje, që arriti deri në pezullimin zv.kryeministres, e di njeri? Asnjeri. Atëherë kush i kontrollon këto dsoe4js, të cilat shpien në penalitete të rënda të sistemit politik”, tha ai.
Ai theksoi se dosja në ngarkim të Belinda Ballukut është 48 faqe, ndërsa konkluzioni i saj është gjysmë faqe. Sipas Meçes, dosja nuk përmban asgjë, që implikon zv.kryeministren Belinda Ballukun nga ato që pretendon SPAK.
“Në qoftë se jemi sot jemi tek të zonja zëvendëskryeministrja. Unë dosjen e kam pasur në dorë, është 48 faqe dosja, 40 faqe janë vetëm zbardhje e komunikimeve në telefonata, nuk ka gjë për Ballukun. Nuk implikojnë fare në tender.
Gjysmë faqe është konkluzioni dhe shtatë faqe është ligji mbi prokurimet nen për nen. Analiza e veprës penale është gjysmë faqe, dhe për këtë mbaj përgjegjësi penale për këtë që po them.Kush e kontrollon këtë dosje, kush e kontrollon këtë pushtet të prokurorit, i cili thotë se personi, në këtë rast zv.kryeministrja më zhduk provat”, tha ai/abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!



