Gjykata shkarkon Ballukun, Shehaj: Këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nuk ikin nga pushteti
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj reagoi ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që e pezulloi nga detyra si zv.kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës Belinda Ballukun, pas marrjes e pandehur për aferën e tunelit të Llogarasë.
Në një video mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thekson se atë që nuk e bëri dot vetë Balluku, të largohej nga detyra pas komunikimit të akuzave nga SPAK, nuk e bëri dot as kryeministri Edi Rama për ta shkarkuar zëvëndësen e tij, e bëri Gjykata.
“Më vjen keq ta them por e vërteta është që këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nga pushteti, nuk ikin”, thekson Shehaj.
Kreu i Mundësia nënvizon se tani është radha që përpara drejtësisë të dalë kryeministri i vendit Edi Rama.
“Ky është një moment historik për Shqipërinë. Shumë shpejt edhe Edi Rama ka për të dalë para drejtësisë siç kanë dalë të gjithë kryeministrat e korruptuar të rajonit”.
Kujtojmë që të enjten e 20 nëntorit GJKKO mori vendimin për caktimin e dy masavve të sigurisë ndaj Belinda Ballukut, pezullimin nga detyra dhe funksionet si zv.kryeministre dhe ministre si dhe ndalimin për daljen jashtë Shqipërisë.
REAGIMI I PLOTE:
Belinda Balluku sapo është shkarkuar nga detyra me vendim gjykate.
Atë që nuk bëri Belinda Balluku vetë duke dhënë dorëheqjen, atë që nuk bëri Edi Rama duke e shkarkuar, e bëri Gjykata, me një vendim.
Më vjen keq ta them por e vërteta është që këta nëse nuk i tërheq zvarrë nga karrigia, nga pushteti, nuk ikin.
Dhe fatkeqësisht duhet vendimi i gjykatës për t’i larguar.
Ky është një moment historik për Shqipërinë.
Shumë shpejt edhe Edi Rama ka për të dalë para drejtësisë siç kanë dalë të gjithë kryeministrat e korruptuar të rajonit.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb