Strike Bet/ Baste të paligjshme në lokal, arrestohet pronari dhe kamerieri në Tiranë
Zbulohen dy raste të organizimit të lojërave të fatit në Mullet dhe në Farkë. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë 4 persona.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Game”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit. Sekuestrohen 1 makinetë për lojëra fati, 1 kompjuter, 4 celularë dhe një shumë parash.
Arrestohen 4 shtetas, njëri prej tyre pronari i lokalit ku organizoheshin lojëra fati.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme që mund të vihen në dispozicion për organizimin e kësaj veprimtarie.
Gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë, në fshatin Mullet, në lokalin e shtetasit R. K., u gjet 1 makinetë për lojëra fati.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestuan shtetasit R. K., 36 vjeç (pronari i lokalit) dhe K. K., 29 vjeç, i cili u kap në lokal, duke luajtur lojëra fati.
Gjithashtu, u arrestuan shtetasit F. A., 20 vjeç dhe E. V., 18 vjeç, pasi u kapën në një lokal tjetër në Farkë, duke luajtur lojëra fati.
Gjatë kontrolleve në këto dy lokale, u gjetën dhe u sekuestruan 1 makinetë për lojëra fati, 1 kompjuter, 4 celularë dhe një shumë parash.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb