Goditen 2 raste të shitjes së drogës, në Vlorë dhe Sarandë, 3 pas hekurave
Goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike, në Vlorë dhe Sarandë, ndërsa në pranga ranë tre persona. Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave ranë shtetasi E. M., 41 vjeç, dhe shtetasi me inicialet V. Ll., 46 vjeç. Po ashtu u arrestua shtetasi me inicialet J. Gj., 21 vjeç,
“Vihen në pranga 3 shtetas që shisnin lëndë narkotike kokainë dhe kanabis. Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kanë evidentuar dhe goditur dy raste të njëpasnjëshme, si rezultat i të cilave u arrestuan 3 shtetas të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Në lagjen nr.1, Sarandë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin E. M., 41 vjeç, në banesën e shtetasit V. Ll., 46 vjeç, duke përgatitur doza me lëndë narkotike kanabis. Gjatë kontrollit u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, gati për shitje.
Në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. Gj., 21 vjeç, shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza të dyshuara lëndë narkotike kokainë, gati për shitje.
Në vijim të veprimeve procedurale, në të dyja rastet u bë arrestimi në flagrancë i të tre shtetasve të sipërpërmendur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb