Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës. 24 të arrestuar/ Si ra policia italiane në gjurmët e organizatës, 36-vjeçari shqiptar…
Goditet grupi kriminal i trafikut të lëndëve narkotike. Një operacion i zhvilluar nga autoritetet italiane ka çuar në arrestimin e 24 shtetasve. Aktiviteti kriminal është monitoruar nga policia që nga maji i vitit 2024 deri në prill të 2025.
Shtetasit e arrestuar janë kryesisht të moshës 23 dhe 61 vjeç, me kombësi italiane, shqiptare, gjeorgjiane e rumune.
Por si ranë autoritetet italiane në gjurmët e bandës? Sipas mediave italiane fillimisht është pikasur një 36-vjeçar shqiptar, i cili ka rezultuar me precedent kriminal. Dyshohet se 36-vjeçari shqiptar është edhe personi kyç i trafikut të drogës në rajonin e Daunisa…
Shtetasi shqiptar dyshohet se bleu drogë nëpërmjet grupeve të tjera italiane, me bazë në Italinë veriore më pas e rifuti atë në treg duke bashkëpunuar me shtetas të tjerë.
Një nga sekuestrimet e bëra gjatë hetimit, që përfshinte 2 kg kokainë që dyshohet se kishte origjinë nga Bolivia, thuhet se dokumentoi cilësinë e lartë të drogës, e cila u gjet të ishte 96% e pastër nga analizat e mëvonshme laboratorike nga karabinierët.
Të arrestuarit përdornin mjete të ndryshme për të shmangur kontrolle, përfshirë edhe transferimin e të ardhurave të destinuara në Shqipëri, përmes shoferëve të autobusëve dhe kamionëve.
Gjatë hetimeve u sekuestruan 2 kg kokainë që dyshohej me origjinë nga Bolivia. Ndërsa janarin e kaluar karabinierët sekuestruan 40,000 euro.
© BalkanWeb