Goditja e grupit Rraja nga SPAK/ “Vura 2 kg për ty, e di që s’je mirë financiarisht”. Zbardhet dosja, si Përparim Rraja bashkëpunoi për trafikimin e 475 kg kokainë
TIRANË- “News 24”, zbardh detaje të dosjes hetimore të SPAK, që goditi pak ditë më parë grupin kriminal Rraja, ku në pranga përfundoi Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja dhe kushëriri I tij, Përparim Rraja. Sipas prokurorisë, grupi kriminal dyshohet për 3 episode trafiku, droge, dy prej të cilave marijuanë, dhe një kokainë.
Lidhur me trafikimin e sasisë prej 475 kg kokainë që u bllokua në Portin e Vlissingon në Holandë, me 23 nëntor 2020 rezulton se porositësi dhe organizatori kryesor është I dyshuari Ervis Shuli. Ai rezulton se komunikonte në Sky ECC me Përparim Rrajës, kushëririn e ish-deputetit Rrahman Rraja dhe në ngarkesë ka future dy kg drogë për llogari të tij, pasi e dinte se në atë kohë Përparimi nuk ushte mirë nga ana financiare.
“Vlla, ti cop ti kam pas fut me leket e mia, se e di se nuk e lekë, por mos ta ni”, i shkruan Shuli -Përparim Rrajës.
Në vijim, ai i shpjegon edhe një debat me një person nga Fushë Kruja, që nuk i ka paguar lekët e kokainës.
“Ku është ai k.,.. A më ka thënë kam ardhur në Shqipëri. Po the për atë fushëkrujsin. Ai më ka thënë jam aty, e jam me ty. Tani që malli është kap. Ka dalë në gazetë. Më shkruan një mesazh se kam takuar ty e djalin e deputetit e ju i keni thënë shikoje se ta ka fut. Se ka desh me te marr lekët”, shkruan Shuli.
Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit ndërkohë rezulton të jetë i përfshirë në trafikimin e sasisë prej 236 kg marijuanë, që u sekuestrua në një kamion në Turqi me 26 janar 2021.
Rexhep Rraja dyshohet të ketë bashkëpunuar në këtë episod me Elton Bogdanin, i dënuar nga drejtësia turke, Bujar Sefën, Agim Ninën, Jani Çavëm.
Përparim Rrajën, Aldo Gjinin, Gazmir Rrajën, Martivin Bushatin, si dhe dy persona të paidentifikuar. Sikurse rezulton në dosje, Rexhep Rraja kishte në Sky Ecc nofkat “XR1” New Sky dhe Nkëmb. Ndërsa, thuhet se lënda narkotike ishte mbështjellë me letër alumini dhe mbi të ishin vendosur shenja për të dalluar se kujt I përkisnin pakot.
Grupi kriminal përbëhej nga 14 persona, ku 10 janë vënë në pranga ndërsa 4 vijojnë të jenë në kërkim.
© BalkanWeb