“Gruaja me sirtare”/ Bako: Në një produkt artistik ka gjëra që duhet “t’i vrasësh”! Marjanaku: Dy vajza më erdhën në skenë dhe…
Regjisorja Suela Bako dhe Mimoza Marjanaku, të ftuara në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 me moderatoren Nisida Tufa, folën për projektin e vënë në skenë, kushtuar grave të dhunuara.
Premiera “Gruaja me sirtarë” është vënë në skenë nga Anisa Markarian.
Gjatë intervistës, Suela Bako u shpreh se procesi i krijimit është personal dhe se secili ka qasjen e vet në vënien në skenë.
“Unë jam vetë krijuese dhe e njoh se sa shumë vlen dhe kohë duhet. Pavarësisht se mund të ketë gjëra që dashuron, në një produkt artistik ka gjëra që duhet t’i vrasësh, t’i heqësh. Pasi është e rëndësishme që t’i shërbejë një qëllimi”, tha ajo.
Aktorja Mimoza Marjanaku rrëfeu momente nga kjo premierë duke u shprehur mes emocionesh, provat e shumta e kanë ndihmuar edhe që të përvetësojë tekstin. Gjithashtu u shpreh se ky rol për të ishte një peshë e madhe dhe një emocion i jashtëzakonshëm, njëkohësisht.
“Provat e shumta kanë bërë që unë të përvetësoj tekstin. Natën e parë emocioni ishte i jashtëzakonshëm. Pesha ishte shumë e madhe. Erdhi si sfidë për mua. Desha të tejkaloja veten me këtë rol. Kam një dhimbje të madhe për këtë personazh. Unë vazhdoj ta përjetoj edhe për faktin se shumë vajza më kanë shkruar. Dy vajza më erdhën në skenë dhe më thanë edhe unë jam një Vesa”, tha ajo.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb