Gurët e shtëpisë time/ Kalldrëmet e Vunoit, koha e largët e…
Ky artikull është përpunuar dhe publikuar nga VloraNews.com. Informacioni më poshtë bazohet në njoftimet zyrtare dhe raportimet e mediave, të përmbledhura dhe strukturuara për lexuesit tanë.
Vunoi është ndërtuar si një amfiteatër ne këmbët e malit te Çikes. Rrugët e shtruara me pllaka guri dhe sheshi i fshatit të dërgojnë larg në kohë, dhe po të mbyllësh sytë, do të dëgjosh patkonjtë e kuajve që çojnë në kurbet të rinjtë me karvane, dhe fjalët e nënave që I përcjellin, duke iu kujtuar se ngado që të venë, shtëpia mbetet këtu.
Dafinat, trendafilat e egër, lulet në strehat dhe oborret e shtëpive, krijojnë një bukuri idilike që banorët i bartin për tërë jetën bashkë me kujtimet e fëminisë. Këtu deti dhe mali kanë bërë paqe me njëri tjetrin, si rrallëkund në Ballkan. Fshati është vendosur në shpatullat e malit të Mjegulloshit, me shtëpi të gurta dy ose tre katëshe, të gjitha me pamjen nga deti, të lidhura me njëra tjetrën me rrugica me kalldrëm. Shtëpitë duken si kala të vogla në miniaturë.
Dy shekuj më parë në shtëpinë e Odise Kasnecit, aktivistit të Rilindjes Kombëtare shqiptare, pinjoll i një prej familjeve më të njohura të Vunoit dhe gjithë zonës së bregut, qëndroi në vitin 1848, poeti dhe piktori anglez Edëard Lear. Një nga banorët citon fjalët e Lear për Vunoin: “Ne Vuno, hengra supe dhe fjeta ne shtrat me suste”.
Në Vuno do të kthehen edhe arbëreshët, përmes Muzeut të Arbëreshëve që do të ngrihet këtu. Kryeministri Rama ka thënë se ky është një project që sjell në atdhe kujtesën, kulturën dhe shpirtin e një komuniteti që ka ruajtur gjuhën dhe traditat për më shumë se pesë shekuj larg Shqipërisë.
Banorët kujtojnë kontin arbëresh Strat Gjika, komandant i regjimentit te Napolit. Edhe emri i rilindasit Thanas Grillo është gdhendur në një pllakatë në murin e kishes së Shën Spiridhonit, më e madhja në fshat. Vunoi me 28 kisha dhe arkitekture italiane ne rruget e kalldremta. Banorët kanë rikonstruktuar shtëpitë e gurta, një prej tyre, më shumë se 100 vjecare. Ka prej tyre që janë kthyer në Vuno pas 30 vjetësh, duke thënë: “Je ne shtepine tende, eshte ndjesia me e mire”.
Komuna ka projekte në zhvillim për zhvillimin e fshatit dhe turizmit. Ullinjte këtu janë shekullorë dhe banorët e prodhojnë vetë vajin. Dhe në fund të rrugëtimit, një kafe në Vuno, me urimin tipik të zonës: “Perendia ua shtoftë dhe mot më shumë”./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!