Haaland dhe batuta për partneren: Më tha se është e lodhur nga futbolli, unë iu ktheva…
11 Dhjetor 2025
14:01
Alfred Lleshi
Erling Haaland, i cili shënoi gol ndaj Real Madridit në “Bernabéu”, në Champions League, ka bërë bujë me një deklaratë në podcast-in “The Rest is Football”. Sulmuesi 25-vjeçar i Manchester City foli me superlativa për Pep Guardiolën: “Mendoj se është një gjeni. Ajo që më ka habitur më shumë është puna e tij e palodhur. Është i pari që vjen dhe i fundit që largohet, askush nuk punon më shumë se ai”.
Haaland u shpreh me ironi edhe për faktin që nuk përdor kurrë doreza: “Im atë do të më rrihte, më pëlqen stili klasik”. Ajo që ndezi diskutime në rrjet ishte batuta për partneren e tij, Isabel Haugseng Johansen, 21 vjeçe: “Disa ditë më parë, gjatë darkës, pashë nëse kishte ndeshje dhe gjeta Manchester United–West Ham. Ajo më tha: Jam e lodhur nga futbolli, e shohim gjithë kohën. Unë iu përgjigja: Po për këtë jemi këtu”.