Haaland zbulon sekretin e Guardiolës: Ja çfarë e ka çuar kaq lart si trajner
10 Dhjetor 2025
14:26
Alfred Lleshi
Erling Haaland, sulmuesi i Manchester City, vlerësoi figurën e Guardiolës në podcastin “The Rest is Football”, duke biseduar me Gary Lineker dhe Alan Shearer. Ai theksoi përkushtimin e trajnerit katalanas: “Është i pari që vjen dhe i fundit që largohet nga klubi. Besoj se kjo e ka çuar kaq larg, aftësia për të punuar kaq fort çdo ditë”.
Norvegjezi foli edhe për presionin e rolit të tij: “Jam sulmuesi i Manchester City, duhet të shënoj gola. Nëse nuk shënoj, më zëvendësojnë. Nëse nuk bëj punën time dhe nuk shënoj, duhet të më zëvendësojnë. Pra, gjithmonë ka presion për të bërë mirë”.
Duke folur për pozicionet jashtë loje, Haaland pranoi: “Ajo që e urrej më shumë është të më fishkëllojnë për ‘offside’, sepse goli nuk vlen. Babai më tha se VAR-i do të ishte perfekt për mua”.