Hapoel kryeson Euroleague, ngjit shkallët Fenerbahce, fitojnë skuadrat spanjolle
22 Janar 2026
12:15
Telesport
Janë luajtur në mesjavë takimet e raundit të 23-të të Eureolague në basketboll për meshkuj. Skuadra e Hapoel Tel Aviv, falë fitores 71-66 ndaj Anadolu Efes, mbron kreun e renditjes.
Ngjit shkallët skuadra kampione e Fenerbahce, që mundi 85-80 Virtus Bologna jashtë fushe dhe ndodhet në vendin e dytë. Zhgënjen Monaco, që u mund në shtëpi nga Crvena Zvezda.
Skuadra franceze ndodhet në grupin e ekipeve me nga 15 fitore, bashkë më “trio” ekipesh spanjolle: Valencia Basket, Real Madrid dhe Barcelona, të trija fituese në ndeshjet e fundit.
Kjo mesjavë ishte e mbarë për ekipet greke, me Panathinaikos e Olympiacos që fituan në fushën e tyre. Zhgënjim për dy skuadrat italiane, pasi bashkë me Virtus u mund edhe Armani Milano.
Euroleague-Raundi i 23-të
Olympiacos – Maccabi Tel Aviv, 100-93
Hapoel Tel Aviv – Anadolu Efes, 71-66
Monaco – Crvena Zvezda, 96-100
Villeurbanne – Zalgiris Kaunas, 77-96
Panathinaikos – Baskonia Gasteiz, 93-74
Bayern Munich – Partizan Beograd, 63-67
Valencia Basket – Paris Basketball, 98-84
Barcelona – Dubai Basketball, 91-89
Real Madrid – Armani Milano, 106-77
Virtus Bologna – Fenerbahce, 80-85