Hapoel mbron kreun e Euroleague, zhgënjejnë ekipet greke, triumfojnë Real Madrid e Barcelona
13 Dhjetor 2025
9:49
Telesport
Janë luajtur takimet e reandit të 15-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Izraelitët e Hapoel Tel Aviv mbrojnë kreun e renditjes (11 fitore e 4 humbje) pas fitores 79-74 në Bolonja ndaj Virtus.
Në vendin e dytë ngjitet Barcelona, që mundi 98-85 rivalët e Olimpiacos. Fiton edhe Real madrid, që mundi 94-87 Baskonia Gasteiz në derbi. Humbet edhe skuadra tjetër greke e Panathinaikos, që u ndal 96-89 nga Armani Milano.
Jashtë fushe fitojnë kampionët në fuqi të Fenerbahce, që mundën 92-86 Monaco, ndërsa Partizan Beograd fitoi 79-76 derbin serb me Crvena Zvezda.
Euroleague-Raundi i 15-të
Maccabi Tel Aviv – Villeurbanne, 92-84
Valencia Basket – Anadolu Efes, 94-82
Armani Milano – Panathinaikos, 96-89
Paris Basketball – Zalgiris Kaunas, 105-108
Real Madrid – Baskonia Gasteiz, 94-87
Dubai basketball – Bayern Munich, 89-88
Monaco – Fenerbahce, 86-92
Virtus Bologna – Hapoel Tel Aviv, 74-79
Partizan Beograd – Crvena Zvezda, 79-76
Barcelona – Olympiacos, 98-85