Hegseth rrezikoi sigurinë kombëtare/ Shpërndau informacione të klasifikuara për operacionet ushtarake
schedule23:25 – 3 Dhjetor, 2025
Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes ka zbuluar se Sekretari i këtij Departamanti Pete Hegseth ka rrezikuar sigurinë Kombëtare duke shpërndarë Informacione të klasifikuara në aplikacionin e komunikimeve Signal sa i përket operacioneve ushtarake në Jemen.
Gjetjet e Hetimit u zbuluan nga mediat Amerikane që citojnë burime pranë Pentagonit Amerikan. Hetimet mbi ate qe u quajt Signal Gate dhe që përfshiu administratën Republikane të Donald Trump ne muajin mars kishte vijuar prej rreth 8 muajsh. Në përfundimet e tij theksohet se shpërndarja e informacioneve të ndjeshme në aplikacionin Signal mund të kishte rrezikuar trupat amerikanë në Lindjen e Mesme nëse do të kishte rënë në duart e kundërshtarëve të huaj.
Hetimi I Inspektoratit te Pentagonit thote se Hegseth ka shkelur rregulloret ushtarake duke përdorur telefonin e tij personal për komunikime zyrtare.
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes ka këmbëngulur publikisht se nuk ka shpërndarë asnjë informacion të klasifikuar, megjithatë raporti thotë se ai nuk ka ndjekur procedurat që duheshin ndjekur për deklasifikimin e materialeve që ndau në Signal.
Hegseth ka këmbëngulur publikisht se nuk ka shpërndarë asnjë informacion të klasifikuar. Raporti, megjithatë, nuk e sqaron nëse ai ka ndjekur procedurat për deklasifikimin e materialeve që ndau në grupin e bisedës në aplikacionin Signal. Raporti i Inspektoritatit Hetimor te Pentagonit i është dorëzuar komiteteve të Shërbimeve të Armatosura dhe të Inteligjencës në Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, ku ligjvënësit po e shqyrtojnë gjetjet e hetimit.
Biseda në Signal u bë publike pasi një redaktor i revistës The Atlantic u shtua gabimisht në grup. Materialet e dërguara përfshinin kohën e ngritjes së avionëve dhe momentet e goditjes së objektivave — informacion tejet i ndjeshëm, i cili nëse do të përfundonte në duar të gabuara, mund të rrezikonte jetën e pilotëve amerikanë. Shumë prej këtyre detajeve më pas u shfaqën në chat-in e Signal-it të ndarë nga Hegseth me zyrtarë të tjerë të administratës Trump, si dhe në një bisedë tjetër me anëtarë të familjes së tij dhe avokatin personal te tij.