Hetimet për 21 janarin, Ngjela: Ja nga erdhën provat e reja, serverat ndodhen në…
Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Oponencë” në News24, ka komentuar hetimet e SPAK për ngjarjet e 21 janarit, duke u ndalur te qëndrimi i ish-kryeministrit gjatë protestës.
Ngjela deklaroi se në atë ditë “populli ishte grumbulluar në protestë dhe kryeministri ishte në zyrë”, duke shtuar se largimi nga zyra do të kishte qenë një veprim i arsyeshëm për shkak të rrezikut. “Ose kryeministri lë zyrën dhe ikën. Po të rrijë atje, jeta e tij mund të vihet në rrezik, por po u vra është hero. Po vrau është ligji. Po të vritej atje do ishte hero. Ka një fakt, ai nuk iku nga zyra. Unë do ikja nga zyra, pse do vritesha. Pse do ikja, se ata nuk ishin normalë. Ishin me një dehje psikologjike,” u shpreh ai.
Duke folur për provat filmike, Ngjela tha se serverat ku ruhen videot janë jashtë vendit. “Jemi ne këtu, po të ndodhë diçka video është në Kaliforni. Serverat botërore janë atje, të gjithë vendeve ku kanë interes ata. Atje dolën këto të dhënat. Ata nga SHBA e sollën dhe e kanë me një nivel të lartë,” u shpreh avokati.
Ai shtoi se ekspertët i kanë konfirmuar se sistemi amerikan lejon gjetjen e çdo materiali filmik kur ka interes. “Mua më kanë thënë ekspertët, po të duan ata sjellin videon ku kam qenë në Amerikë dhe ashtu është, e kanë atë sistem. Ashtu veprojnë ata në gjithë botën,” përfundoi Ngjela.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb