Hetimi për tunelin e Llogarasë/ Çupi: Drejtësia po cenon stabilitetin politik të vendit
Analisti Frrok Çupi i ftuar në “Tirana Live” në ABC News komentoi hetimet për tunelin e Llogarasë dhe vendimin e GJKKO për dy masat e sigurisë ndaj zëvendëskryeministres Belinda Ballukut.
Çupi tha se vendimi i GJKKO mund të rrezohet nesër sepse për fat të mirë, sipas tij, ekzistojnë nivele të tjera të sistemit të drejtësisë. Gjatë fjalës së tij Çupi theksoi se me këtë vendim po rrezikohen destabiliteti i vendit.
Më tej ai foli dhe për dy pole brenda sistemit të drejtësisë. Duke marrë shkas nga hetimet e fundit të “21 Janarit”, Çupi tha se “krimi shtetëror i Berishës” po hetohet krejt ndryshe nga sa duhet, nga ana tjetër kemi hetimet për tunelin e Llogarësë, që sipas tij është një akt pa dëme materiale.
“Çfarë ka në drejtësi, ka gladiatorë? Nëse njëra palë godet një krim, tjetra do të falsifikojë një krim. Sapo Berisha u paraqit në SPAK për vrasjen më të madhe të shekullit, dy ditë më vonë tha do ju godasim zëvendëskryeministren. Unë shikoj një akt pa dëm ekonomik. Po godasin mbi stabilitetin e vendit, nesër mund të pezullojnë kryeministrin. Jemi para një rreziku të madh, përpara një zemërimi shtetëror. Do të ndodhë siç ndodhi në Rumani.
T’i prishësh stabilitetin njeriut, kjo nuk është drejtësi. Nëse kërkojnë të prishin këtë gjendje, njerëzit do të shkojnë në gjendjen e para 20 viteve. E drejta nuk jepet dhe nuk merret në grup. Kanë goditur qeverinë, mazhorancës, të drejtën e votës, kanë goditur qeverinë në grup. Nuk mund të godasësh një qeveri, kreun e një shteti. Shikojnë një ndarje te drejtësi, shikoj dy ushtri.
Vendimi për Ballukun mund të rrëzohet nesër, sepse për fat të mirë ka disa shkallë gjykate. Problemi është që ka dy palë që njëra është më e fortë se tjetra. Njëra palë mbron krimin, pala tjetër ndodhet në një kusht tjetër. Nëse vazhdon kështu, ndodhemi në një kolaps qeverie”, tha Frrok Çupi.
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!