Histori suksesi/ Klinika e parë robotike për mbjelljen e flokëve në Shqiptari e Ballkan, risitë
Nuk është kurrë vonë të jesh mirë e dukesh bukur! E aq më pak të jesh shumë mirë, siç zemra ta do. Mbjellja e flokëve është kthyer në një industri në rritje të shpejtë vitet e fundit në rajon.
Por teknologjia robotike, e cilësuar si metoda më e avancuar në këtë fushe, tani realizohet edhe në Kosovë!
Klinika ‘Cair&Hair Fix’, transplantin e flokëve e realizon me pajisje robotike të gjeneratës së fundit dhe nën mbikëqyrjen e mjekëve specialistë! Pas suksesit ne sektorin dentar, dr. Fehim Haliti nga Kosova, tani po synon nje rekord edhe ne sektorin e mbjelljes se flokut!
Teknologjia robotike nuk e zëvendëson mjekun, por asiston kryesisht në fazën e nxjerrjes së folikulave, duke analizuar densitetin, këndin dhe cilësinë e flokut. Kjo synon të reduktojë gabimin njerëzor dhe dëmtimin e lëkurës, problematikë e shpeshtë në procedurat manuale.
Megjithatë, jo të gjitha klinikat që përdorin termin “robotikë” ofrojnë të njëjtin nivel teknologjie. Kjo ka ngritur shqetësime për keqinformim të pacientëve, veçanërisht atyre që vijnë nga jashtë vendit.
Në Cair & HairFix, sipas deklarimeve zyrtare, çdo procedurë realizohet nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të mjekëve turq të licencuar, ndërsa stafi vendor trajnohet sipas protokolleve ndërkombëtare. Kjo qasje synon të shmangë një nga kritikat kryesore në treg: procedurat e kryera pa prezencë reale mjekësore.
Ndryshe nga perceptimi i zakonshëm, përfaqësuesit e Care & HairFix theksojnë se çmimi nuk është elementi kryesor konkurrues, por cilësia e shërbimit, teknologjia dhe mbikëqyrja mjekësore.
Ky model biznesi do te ndjek shembullin e DentFix, klinikës dentare tashmë të njohur në rajon, që operon nën të njëjtin pronar dhe që u bë pjesë e valës së turizmit dentar në Kosovë.
Synimi i Care & HairFix është të jetë lider në Ballkan, jo vetëm në volum pacientësh, por mbi të gjitha në atë që ka më shumë rëndësi: në cilësi, teknologji dhe siguri mjekësore.