Houston fiton dhe ngjit shkallët në renditje, triumfojnë edhe Philadelphia e Memphis
3 Shkurt 2026
8:25
Telesport
Skuadra e Houston arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur 118-114 Indiana. Alperen Sengun me 39 pikë e 16 rebound ishte më i miri në fushë për teksanët.
Jashtë fushe triumfon edhe Philadelphia, që falë trios Maxey-Embiid-Barlow, triumfoi 128-113 ndaj Clippers. Kjo trio realizoi 79 pikë, duke bërë diferencën në fushë.
Charlotte nuk zhgënjeu përpara tifozëve të saj, duke mundur 102-95 New Orleans. LaMelo Ball me 24 pikë u dallua për vendasit. Ndërsa Memphis, pas një ndeshje spektakolare, mundi 137-128 Minnesota (Jaren Jackson 30 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Charlotte – New Orleans, 102-95
Indiana – Houston, 114-118
Memphis – Minnesota, 137-128
Clippers – Philadelphia, 113-128