Humb jetën 15-vjeçari që u godit me thikë disa ditë më parë në Durrës. Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale
Ka humbur jetën 15-vjeçari, Erjon Boba, që u plagos disa ditë më parë me thikë në Durrës.
Adoleshenti shkoi në spital me një thikë në zemër dhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.
Sherri mes adoleshentëve nisi për një koment në rrjetet sociale.
Burime nga spitali i Durrësit, bënë me dije një ditë më parë se 15-vjeçari ndodhej në reanimacion, i intubuar dhe se gjendja shëndetësore ishte e rëndë.
Babai i 15-vjeçarit zbuloi pak ditë më parë se i biri ndodhej në intubim dhe mjekët po prisnin reagimin e trurit,që ai të dilte nga kujdesi intensiv, por adoleshenti nuk ka mundur të mbijetojë.
“Kemi dalë nga gjendja e rrezikut. Presim reagimin e trurit dhe më pas të dalim nga intubimi.
Më pas do të shohim dëmtime në zemër apo në tru. Këto janë çështje të shëndetësisë dhe me detaje nuk di çfarë të shpjegoj. Por këtë e thotë mjeku i zemrës. Parametrat janë optimale. Kemi një problem të ulur, por një trajektore të mirë. Do të shihen reagimet e djalit, do të shohim maksimumi brenda dy ditëve”, tha ai disa ditë më parë në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të moderatores dhe autores Evis Ahmeti.
© BalkanWeb