I pazëvendësueshëm, Juventus mendon për rinovimin e lojtarit
Juventus po mendon për rinovimet. Një nga lojtarët që mund të qëndrojë gjatë në Torino është mbrojtësi Pierre Kalulu.
Për trajnerin Spalleti është i pazëvendësueshëm dhe në këto kushte, drejtuesit janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë të re francezit.
Konkretisht, kontrata e lojtarit skadon në qershor 2029 dhe klubi po shqyrton zgjatjen e saj për një sezon tjetër, ose ndoshta dy, me një rritjepage. Ai aktualisht fiton 2.5 milionë euro neto në vit dhe objektiv mbetet afrimi diku tek 3 milionë euro.
25-vjeçari ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon, duke dhuruar paraqitje të mira. Kalulu u afrua në Torino në gushtin e 2024, nga rivalët e Milanit.
© BalkanWeb