I shpallur në kërkim nga autoritet në Kosovë, arrestohet në Kukës 24-vjeçari
Një 24-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, është arrestuar në fshatin Borje në Kukës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Themelore e Prizrenit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Kosovë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 24-vjeçarit.
Njoftimi i plotë:
I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare, për vjedhje të rëndë, kapet në fshatin Borje dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 24-vjeçari.
Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës Operacionale Kukës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin:
S. Ç., 24 vjeç, banues në fshatin Borje.

© BalkanWeb