Icardi kërkon të largohet nga Galatasaray, por jo te Milan. Zbulohet dëshira e çuditshme e sulmuesit argjentinas
16 Dhjetor 2025
19:25
Telesport
Edhe pse ditët e fundit është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm të Mauro Icardi-t në Serie A, por këtë herë të Milan, duket se argjentinasi ka plane të tjera.
Sipas asaj që raporton “Radio Mitre”, sulmuesi argjentinas dëshiron të luajë në La Liga dhe përfaqësuesit e tij kanë nisur kontaktet me dy klube: Real Oviedo dhe Elche.
Sipas raportimit në fjalë, Icardi do të qëndrojë deri në fund të sezonit te Galatasaray, kohë kur i mbaron kontrata dhe më pas do të transferohet si lojtar i lirë në Spanjë.
Kushti i vetëm i Icardit është që të luajë me një ekip të La Ligës, dhe Real Oviedo është në garë të fortë për të mos rënë në Segunda Divizion, ndërsa Elche është në pozita pak më të favorshme.
Edhe pse për Icardin ka interes të madh nga klubet arabe, sulmuesi ka zgjedhur Spanjën si destinacionin e ardhshëm për shkak të stilit të jetesës, afërsisë kulturore dhe një mjedisi futbollistik që i përshtatet profilit të argjentinasit.