Igli Tare ka sot një derbi/ Drejtori sportiv shqiptar ka punuar tek Milan dhe tek Lazio
E pamundur të mos jetë në pozitë të vështirë.
Igli Tare është sot I ulur në një poltronë të madhe, në kolltukun dhe zyrën e Drejtorit Sportiv të një klubi 7 herë kampion I Europës dhe 19 herë I Serisë A, pra tek Milani, por në mbrëmje do të jetë në stadiumin “San Siro” përballë asaj skuadre që e pati në zemër.
Në fillim si futbollist që nga viti 2005, pasi mbylli aventurat me Breshën e Bolonjën, e më pas nga viti 2008 si menaxher I skuadrës, e në 2009 pikërisht si Drejtor Sportiv.
Ky bashkëpunim, thuajse një dashuri, vazhdoi deri në 2023, pra Tare ka qenë pjesë e Lacios, si lojtar dhe drejtues për 18 vite të plota.
Arriti suksese të rëndësishme, edhe pse jo titullin kampion, që lacialët e kanë fituar vetëm dy herë.
Kryeqytetasit me trajnerin Simone Inzagi fituan tri herë Kupën e Italisë, dhe po tri herë Superkupën italiane, me Taren që e mbylli ne klub si nënkampion I Italisë në 2023.
Në ekip ka ende lojtarë të sjellë prej tij, si Romanjoli, Hysaj, Xhila, Marushiç, ndërsa nuk harrohen Imobile, Milinkovic-Savic e Luis Alberto.
Kjo kohë tashmë ka kaluar dhe pas rreth dy vitesh pushim, ish-kapiteni I Shqipërisë u emërua drejtor sportiv I Milanit në 26 maj të këtij viti.
Skuadra kuqezi, nën drejtimin e trajnerit Masimiliano Alegri, është pranë kreut të renditjes së Serisë A, edhe me lojtarë të ardhur në verë si Modriç, Rabio apo Nkunku, ndërsa mbetet për t’u parë Ardon Jashari, I cili ka qenë I dëmtuar
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!