Imazhi kurioz dhe alarmues i Jude Bellingham me maskë: “Nuk është asgjë serioze”
7 Shkurt 2026
7:57
Alfred Lleshi
Jude Bellingham do të mungojë rreth një muaj, pas dëmtimit në këmbën e majtë. Ai do të humbasë edhe përballjen me Benfica, një mungesë e rëndësishme për Real Madridin. Megjithatë, anglezi publikoi në rrjetet sociale një foto me një “Training Mask”, maskë oksigjeni e përdorur shpesh nga lojtarët e Real Madridit, duke nxitur spekulime nëse kishte lidhje me dëmtimin.
Në Angli u fol edhe për një “situatë serioze” dhe rrezik për të humbur Botërorin, por Bellingham shkroi “Life Goes On”, duke sinjalizuar se është mirë. Përgjegjësi i përgatitjes fizike, Antonio Pintus, sqaroi se maskat shërbejnë për “individualizimin e punës së vrapimit dhe vendosur fokusin mes punës aerobike, ose sprinteve dhe përshpejtimeve”.
Bëhet fjalë për pajisje portative analize të gazeve që matin në kohë reale kapacitetin aerobik, fuqinë aerobike dhe pragjet anaerobike, pa përmirësuar performancën gjatë ushtrimit. Ato përdoren kryesisht në sporte rezistence dhe po studiohen edhe në fushën e shëndetit.