Incident me armë zjarri në Lezhë! 50-vjeçari i dëmtuar paraqitet vetë në spital
Një 50-vjeçar, i identifikuar si Pjetër Marku, është paraqitur në spitalin rajonal të Lezhës i plagosur me armë zjarri në dorën e djathtë.
Sipas burimeve paraprake, i dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ende nuk e ka marrë në pyetje 50-vjeçarin për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një plagosje të qëllimshme apo një vetëplagosje, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 16:25, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi P. M., 50 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në dorë, në rrethana ende të paqarta.
50-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
© BalkanWeb